Mozzik do futet në Big Brother VIP? Vëllai e nxjerr zbuluar në bisedën me moderatoren

4 Korrik 2023, 16:57| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 16:59

  • Share

Mozzik duket se do ndjekë hapat e vëllait të tij duke lënë pas angazhimet e tij për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Këtë e ka zbuluar moderatorja Liberta Spahiu, e cila tregoi bisedën që bëri me Getinjon, i cili e njofton se Mozzik e ka ndarë mendjen që të futet në BBVK por ndryshe nga ai, do t’i shkojë deri në fund.

Ende nuk është konfirmuar nga Mozzik e aq më tepër nuk dihet kur do të nisë edicioni i dytë i BBVK.

Në edicionin e parë u fut Getinjo i cili la angazhimet e tij për disa muaj por vendosi që ta linte eksperiencën në gjysmë me argumentin se nuk do e linte veten të humbte mes katër muresh.

Megjithatë, doli nga shtëpia me kujtime të bukura dhe dashuri të re për modelen Vivien Thano.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?