Eliminimi i Real Madrid në 2012

Mourinho zbulon sekretet: Kam qarë vetëm një herë në karrierën time

29 Shkurt, 15:18
  • Share

Në sezonin 2011-12 te Real Madridi, trajneri portugez Jose Mourinho përjetoi një eliminim të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve, kur u eliminua në gjysmëfinale nga gjiganti gjerman Bayern Munich.

Të dyja ndeshjet përfunduan me rezultat 2-1 dhe vetëm pas goditjeve të penalltisë bavarezët kaluan në finalen e madhe. Mourinho e përshkrun këtë eliminim si një nga më të këqijat e karrierës së tij dhe të vetmen ndeshje që e la atë me sy të përlotur.

Ishte e dhimbshme edhe për lojtarët, e veçanërisht për yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo. Mourinho ngushëlloi bashkëkombasin e tij pas disfatës.

"Pas asaj disfate kundër Bayernit, shkova me makinë në shtëpi dhe qava. Ishte hera e vetme në karrierën e tij. Më pas më thirri Jorge Mendes dhe më kërkoi të vizitoja Cristiano Ronaldon, sepse ai ishte tashmë në gjende të rëndë psikologjike. I thashë që edhe unë isha 'i vdekur'. Sidoqoftë, u shkunda disi, hipa në makinë dhe shkova te Cristiano, kështu që ne ishim 'të vdekur' së bashku", tha Mou në një bisedë të fundit.

Në finalen e Ligës së Kampionëve për atë sezon, Chelsea fitoi në finalen me bavarezët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?