Jose Mourinho

Mourinho vendos për të ardhmen, trajneri ka një kusht të ri për Romën

27 Dhjetor 2022, 11:29| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 11:31

  • Share

Trajneri i Romës, Jose Mourinho i ka thënë "jo" kombëtares së vendit të tij. Tekniku ishte dëshira e madhe e Portugalisë për stolin e lënë bosh nga Fernando Santos, me "Special One" që ka vendosur të fokusohet te Roma. Pas dështimit të luzitanëve në Botërorin e Katarit, Portugalia tanimë është në kërkim të një trajneri.

Me kontratë deri në verën e 2024, Mourinho nuk ka marrë lejen e Romës për t'i mbajtur të dyja pozicionet. Tanimë trajneri ka një kusht të ri për Romës, duke dashur një "çek të bardhë" në dy sesionet e ardhshme të merkatos. Pas triumfit në Conference League, Mou kërkon të shohë nëse klubi i Serie A kë potencial për të vijuar me trofe të tjerë. 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?