Jose Mourinho

Mourinho: S'dua librat e historisë, Roma ekip i jashtëzakonshëm

19 Maj 2023, 17:01
  • Share

Roma është finalistja e Europa League dhe do luajë në 31 maj kundër Sevillas në Budapest. Skuadra e Mourinhos barazoi 0-0 me Bayer Leverkusen në Gjermani, duke iu falur fitores së parë 1-0 në "Olimpico". Në sfidën e kthimit, djemtë e Mourinhos u treguan të saktë në prapavijë, duke mbajtur portën të paprekur dhe administruar avantazhin e ndeshjes së parë gjysmëfinale.

Pas ndeshjes për mediet, trajneri i Romës, Jose Mourinho vlerësoi lojën e të tijve në këtë kompeticion, duke dalë në finalen e dytë në po kaq vite në drejtimin e verdhekuqve.

“Shqetësimi im nuk është të shënoj vendin tim në librat e historisë së Romës. Po i ndihmoj këta djem të rriten, të arrijnë gjëra të rëndësishme. Po i ndihmoj gjithashtu tifozët e Romës që më kanë dhënë kaq shumë që nga dita e parë. Është një gëzim i jashtëzakonshëm të shkosh në një tjetër finale”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sport.

Portugezi më pas foli për dëmtimet, duke falenderuar lojtarët që luajtën jo në pozicionet e duhura.

“Ne humbëm Spinazzolan dhe më pas Celikun, nëse nuk do ta kishim në atë moment do të ishte shumë e vështirë. Detajet e vogla bëjnë diferencën. Mund të falënderojmë edhe Bove, i cili luajti jashtë pozicionit në krahun e djathtë. Djemtë japin gjithçka, kjo lojë është rezultat i punës, përvojës, urtësisë taktike dhe diturisë si të qëndrojmë në ndeshje. Është një ekip i jashtëzakonshëm", tha Mourinho.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?