Jose Mourinho

Mourinho po mëson gjermanisht, Bild: E pret Bayern Munich

11 Shkurt, 21:53| Përditesimi: 11 Shkurt, 21:55

  • Share

Bayern Munich u mposht 3-0 nga Bayer Leverkusen, duke i lënë bavarezët pesë pikë prapa nga kryesuesit në renditjen e Bundesligës. Disa nga tifozët duan që trajneri aktual Thomas Tuchel të shkarkohet për një paraqitje jo të mirë.

Një emër i madh ka hyrë në garë për postin e trajnerit në Munich dhe ai me sa duket është i interesuar për këtë punë. Bëhet fjalë për “Specialin” Jose Mourinho, i shkarkuar nga Roma pak javë më parë.

Ish- trajneri i Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United raportohet se ka nisur të mësojë gjermanishten (sipas Bild), për të përgatitur veten për këtë rol. Mourinho ka trajnuar tashmë skuadra në tre nga pesë ligat më të mira në Evropë dhe kështu që kjo do të jetë liga e tij e katërt nëse ia del të firmosë për Bayernin.

Portugezi ka drejtuar disa nga lojtarët aktualë të Bayernit si, Harry Kane dhe Eric Dier në ditët e tyre me Tottenham Hotspur, kështu që do gjente miq të vjetër në ekip.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?