Jose Mourinho

Mourinho mund të marrë drejtimin e Barcelonës pas largimit të Xavit, ja çfarë e lidh portugezin me katalanasit

30 Janar, 18:50| Përditesimi: 30 Janar, 18:57

  • Share

Portugezi Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës pas shkarkimit të tij nga Roma. Mourinho u lidh shumë me një lëvizje të mundshme tek Napoli por më pas presidenti i klubit konfirmoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Mediat spanjolle shkruajnë se portugezi mund të përfundojë në stolin e Barcelonës në verë pas dorëheqjes së Xavi Hernandez me një faktor kyç që është agjenti i tij Jorge Mendes i cili gjithashtu përfaqëson drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco.

“Blaugranët” kanë nënshkruar me shumë klientë të Mendes në vitet e fundit, duke përfshirë Joao Cancelo dhe Joao Felix, dhe tani ndikimi i tij mund të bëjë që edhe ish-trajneri i Real Madridit të marrë drejtimin e Barcelonës.

Një faktor që mund ta shtyjë Mourinho të mos marrë drejtimin e Barcelonës mund të jetë historia e tij me “Los Blancos”, megjithëse vendimi i tij për t’u bashkuar me disa klube nga e njëjta ligë, tregojnë se nuk mund të jetë ndonjë telashe për Mourinhon.

Kujtojmë se Jose Mourinho nga viti 1996 deri më 2000 kishte punuar si ndihmës trajner te Barcelona.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?