Jose Mourinho

Mourinho me kritika për arbitrin: Më i keqi që më ka përballur karriera

4 Maj 2023, 17:00| Përditesimi: 4 Maj 2023, 17:01

  • Share

Monza dhe Roma barazuan dje 1-1 për javën e 33-të në Serie A. Pas ndeshjes trajneri i Romës, Jose Mourinho u shpreh i zhgënjyer me arbitrimin e kryesorit Daniele Chiffi. Në fundin e ndeshjes, në të 90+5 minutë arbitri i dha karton të kuq Celik, ndërsa edhe vetë portugezi nuk shpëtoi nga kartoni i verdhë në minutën e 35-të.

“Sot luajtëm me arbitrin më të keq që kam takuar në gjithë karrierën time. Kur thonë se arbitri ndikon në rezultat, nuk është kështu, por është e vështirë të luash me dikë si ai sepse teknikisht është i tmerrshëm dhe nga pikëpamja njerëzore nuk është empatik dhe në fund përjashtoi një lojtar që rrëshqiti sepse ishte i lodhur në minutën e 96-të”, deklaroi Mourinho.

Roma me 58 pikë pas javës së 33 mban pozitën e shtatë në Serie A, duke qenë për momentin jashtë zonës europiane.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?