Jose Mourinho i revoltuar me arbitrin Taylor

Mourinho largohet nga Bordi i Futbollit të UEFA-s: S'qëndrojnë më kushtet

24 Qershor 2023, 13:26
  • Share

Jose Mourinho ka vendosur të largohet nga Bordi i Futbollit të UEFA-s. Pas sanksioneve më të fundit të UEFA-s ndaj Romës, duke përfshirë një dënim me katër ndeshje për Mourinhon në përgjigje të sjelljes së tij ndaj gjyqtarit Anthony Taylor pas finales së Ligës së Evropës, tekniku portugez u largua nga Bordi i Futbollit të UEFA-s, një bord këshillues i përbërë nga ish-lojtarë dhe trajnerë elitë.

Mourinho ia ka komunikuar tashmë vendimin e tij drejtorit dhe shefit të futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban.

Vetë Mourinho ka publikuar letrën drejtuar Bobanit:

I nderuar zoti Boban,

Duke ju falenderuar për ftesën që më bëtë për të qenë anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s, me keqardhje ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup. Kushtet në të cilat kam besuar aq fort kur u anëtarësova nuk qëndrojnë më dhe ndjeva detyrimin për ta marrë këtë vendim. Kërkoj që vendimin tim t'ia komunikoni edhe Presidentit Z. Aleksander Čeferin.

I juaji, Jose Mourinho.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?