Jose Mourinho

Mourinho i nervozuar pas humbjes së Romës: Askush të mos flasë, mungoi çdo gjë në lojë

10 Nëntor 2023, 07:47| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 07:54

  • Share

Skuadra e Romës u mposht mbrëmë nga Slavia Prague në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës me rezultatin 2:0.

Pas humbjes, trajneri i Romës Jose Mourinho u tregua i ashpër dhe i nervozuar me lojën dhe rezultatin që arriti të merrte skuadra që drejton. Madje bëri thirrje që askush të mos flasë as për ato që u folën në dhomën e zhveshjes.

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”, tha trajneri portugez.

Roma tani renditet e dyta në tabelë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague në vendin e parë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?