Dedikimi për Kumbullën

Mourinho e telefonon nga Gjermania, Roma ia dedikon finalen Marash Kumbullës

19 Maj 2023, 10:24| Përditesimi: 19 Maj 2023, 11:26

  • Share

Bayer Leverkusen dhe Roma barazuan 0-0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Europa League, me italianët që siguruan finalen falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në shtëpi.

Festa ka qenë e madhe për Romën, me skuadrën e Serie A që për vitin e dytë radhazi siguron një finale europiane. Në dhomat e zhveshjes futbollistët e Romës ia kanë dedikuar këtë sukses Marash Kumbullës, duke shpalosur fanellën me emrin e mbrojtësit.

Veç kësaj, vetë trajneri Mourinho ka telefonuar futbollistin e Kombëtares dhe i ka thënë se ky është një sukses për të. Kujtojmë se Kumbulla u dëmtua disa javë më parë në ndeshjen kundër Milanit dhe për afro gjashtë muaj nuk do mundet të jetë pjesë e skuadrës. Në finalen e 31 majit në Budapest, Roma luan me Sevillan.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?