Sport

Mourinho debuton me fitore, Roma hipotekon grupet e Conference League, humbje shokuese e Tottenham

20 Gusht 2021, 09:30| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 10:11

  • Share

Nis me fitore aventura e trajnerit Jose Mourinho në pankinën e Romës. Në ndeshjen e parë zyrtare zhvilluar në fazën play-off të Uefa Conference League verdhekuqtë triumfuan 2-1 në Turqi ndaj Trabzonspor.

Kalimi në fazën e grupeve të Conference League tashmë duket një formalitet për Romën, që mbrëmë në Turqi avantazhin e gjeti në fillimin e pjesës së dytë me Pellegrinin. Turqit nuk vonuan shumë dhe barazuan me Cornelius që me kokë mposhti Rui Patricion.

Sfida u vendos dhjetë minuta nga fundi falë golit të realizuar nga Shomurodov. Pas një jave ndeshja e kthimit por skuadra italiane hipotekon kalimin në fazën e grupeve. I kënaqur është shfaqur pas takimit trajneri portugez që ka thënë se futbollistët luajtën si një skuadër e bashkuar ndërsa për merkaton thotë se mungon ende diçka.

Tottenham ishte skuadra tjetër e madhe që zbriti në fushë në play-off e Conference League por që u shokua në Portugali. Modestët e Pacos de Ferreira triumfuan 1-0 ndaj londinezëve që duhet të përmbysin në ndeshjen e kthimit. Hipotekojnë grupet e Conference League Basel, Feynord e Rennes./ Përgatiti Andi Kapxhiu

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?