“Motra nuk më njohu!” Këngëtarja flet për look-un dhe operacionet plastike: Frika e vetme që kam…. (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 14:50| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 11:50

  • Share

Alida Duka është një nga këngëtaret që është shquar për stilin e saj të veçantë në këngë dhe në look.

E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja ka folur për këngën e saj më të fundit, “RED LADY” e cila pritet të lançohet gjatë këtij muaji, pamje nga videoklipi I së cilës u shfaqën edhe në emision gjatë ditës së sotme.

Teksa rikujtonte fillimet e saja në muzikë, këngëtarja ka folur edhe për pamjen e saj. Duket sikur mosha ka ndaluar për Alidën dhe këtë e dëshmojnë shumë mirë edhe fotot e saj të para 10  viteve, që duken si të sapo-shkrepura.

Në “Rreze Dielli” këngëtarja ka treguar se kujdeset shumë për veten dhe shpesh i duhet që edhe për look-un të kujdeset vetë. Ajo thotë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike, pasi ka frikë nga transformimet ekstreme, që shpesh i ka parë edhe te këngëtaret e tjera.

Parimi që kam është që nuk dua të shoh stilin e të tjerëve, kam pikësynimin të bëj cfarë dua vetë. Look-un për këtë videoklip e kam bërë për gjysmë ore.

Do ju them dicka: Në jetën e përditshme duhet të jem me veshje klasike për shkak të punës. Do nisesha për një koncert në Angli dhe do më shoqëronte motra. Nga puna do shkoja direkt në aeroport, kisha marrë valixhen me vete. Do ndërrohesha në aeroport për koncertin sepse nuk kisha kohë. U ndërrova, bëra një ndryshim total dhe motra nuk më njohu. Kisha ndryshuar komplet cdo gjë, veshjen, look-un ndaj nuk më njohu. E ndaj jetën e përdithme me jetën artistike, ku dua të jem e “cmendur” dhe e veçantë. Ma thonë të gjitha që nuk kam ndryshuar fare. Ndërhyrje nuk kam bërë, kam shumë frikë mos humb origjinaliteti i fytyrës. Shoh shumë kolege të mia që I ka humbur origjinaliteti. Ndoshta do të vijë dita që do bëj dicka dhe unë si të tjerët, por kur shoh koleget që i  ka humbur e qeshura natyrale, mimika, kam shumë frikë.” shprehet këngëtarja Alida Duka.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?