Postimi i gazetares Sonila Meço për motrën e saj Rezarta Meço

Pika e zezë

Motra e Sonila Meços, maskohet si 'politikane gjermane' për të sulmuar Edi Ramën

20 Prill 2021, 19:15| Përditesimi: 21 Prill 2021, 09:19

  • Share

TIRANË- Ish-qeveritarët e PD dhe LSI nuk dinë më çfarë të shpikin për të bërë të besueshme fushatën e tyre politike dhe të shtiren se kanë një mbështetje ndërkombëtare. Pas "sondazheve britanike të prodhuara nga Oxfordi" (në fakt nga një kompani mikroskopike në pronë të një shqiptari) dhe deklaratat në emër të Bundestagut (të firmosura vetëm nga një deputet gjerman), gjetja e fundit është letra e hapur kundër Edi Ramës e firmosur nga  ''Rezarta Reimann Nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schëabach, Gjermani''. Tema e sulmit të saj kundër Edi Ramës është përdorimi i patronazhistëve në fushatë elektorale, praktikë e përdorur jo vetëm edhe nga Partia Demokratike siç e tregojnë dokumentat e publikuara nga Report TV, por e njohur edhe në Gjermani dhe në pjesën tjetër të botës demokratike. 

Mjafton të kontrollojmë se ç'është  ''Schëabach'' për të kuptuar se bëhet fjalë për një qytet me 40 mijë banorë, praktikisht një fshat ku Rezarta Reiman është një këshilltare e thjeshtë komunale. Të gjithë mediat e opozitës e kanë prezantuar megjithatë si "politikania gjermane", si të ishte Angela Merkel. Por pjesa më interesante është në identitetin e vërtetë të kësaj "politikaneje gjermane", që në të vërtetë është Rezarta Meço, motra e Sonila Meços, gazetare militante e PD-së dëshmitare e akuzës kundër shtetit shqiptar në arbitrazhin e Francesco Becchettit. Sonila Meço ne fakt ka dëshmuar në favor të biznesmenit italian, kundër atdheut të saj.

Tani i takon motres së saj Rezarta Meço të hyje në skenë, duke u fshehur jo pas një italiani, por si "politikane gjermane" për të ofruar një shërbim të ri për Sali Berishën, Ilir Metën, etj. etj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • stefi: 28/06/2021 13:33

    Sonila deshmoi se si i mbyllen vendin e punes se vet, imagjinoni tju heqin nga puna....

    Përgjigju
  • Sojseza: 20/04/2021 23:02

    Skuthe, keshtu keni lindur,keshtu do vdisni. Jeta eshte e bukur kur mendon e vepron me arsye dhe e veshtirosur kur kerkon te tallesh inteligjencen e te tjereve. Parazite.

    Përgjigju
    • bimi: 28/06/2021 13:54

      Ti rrush ate qe sthuhet, se eshte nga ai pak vend me mend qe beri nje abetare dhe akoma sdini ta mesoni....

  • meri: 20/04/2021 20:56

    C'far emeri mund t'i vesh nji femre te till qe ,mashtron bashkatdhetaret e vet,per qellime qe i di vetm kjo ?

    Përgjigju
  • FATMIRI: 20/04/2021 20:47

    XHINS KARAPUTANASH TE FELLIQURA

    Përgjigju
    • skifteri: 28/06/2021 13:55

      ta ka qefi o fatmiro po ste len garuja

  • Like: 20/04/2021 19:44

    Doli dhe nje surrat kali tjeter te lepij ndonje kocke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?