Foto ilustruese

Motori i ujit përplaset me një shkëmb në Shëngjin, plagoset rëndë 50 vjeçari

16 Gusht 2020, 21:44| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 21:51

  • Share

LEZHË- Një motor uji ku po udhëtonin dy persona është përplasur me një shkëmb. Si pasojë 50 vjeçari me iniciale P.M., ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, në afërsi të plazhit tek "Rana e Hedhun".

Për ti ardhur në ndihmë të dëmtuarit ka shkuar një gomone e cila e ka transportuar të lënduarin deri tek Porti i Shëngjinit. Më pas autoambulanca e ka dërguar për në Spitalin Rajonal të Lezhës. Dy mjetet e lundrimit janë bllokuar dhe po kryhet një hetim i hollësishëm në lidhje me ngjarjen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 17/08/2020 08:52

    A mbahet distanca e sigurise nga brigjet apo ketij i doli shkembi papritmas ne mes te detit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?