Motorë të fuqishëm për drift dhe panaire makinash, ndizet Tirana! Piloti: Kam në plan të djeg 30 goma (VIDEO)

6 Maj 2023, 19:04| Përditesimi: 6 Maj 2023, 19:44

  • Share

Zhurma e motorëve të fuqishëm, xhirimet e gomave apo tymi i krijuar ka bërë që shumë qytetarë, kryesisht të rinj dhe të reja, të ndalen këtë të shtunë në sheshin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës.

Drifti ishte kryefaja e shumë pilotëve të apasionuar, ndërsa nuk mungoi as reklamimi i makinave të fundit, siç është rasti i këtij Mercedesi shumë të fuqishëm.

Madje edhe kjo Aston Martin Mansory e 2007 nuk mungoi. Një makinë e limituar me mbi 570 kuaj fuqi, që çmend këdo që e sheh. Të dyja në pronësi të ‘Unico’s Garage Tirana’.

Ndonëse jo me të njëjtat kuaj fuqi, por makinat që ishin në pistë dhuruan spektakël jo të zakontë, me pilotët që prisnin nga mëngjesi për të treguar aftësitë e tyre.

“Deri më tani jam futur 4 herë në pistë kështu që kam plasur 8 goma, ndërsa deri në mbrëmje besoj se do shkojë 30. Kosto ka goxha sepse pas çdo eventi shkojnë në 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro,”-u shpreh një pilot.

“Supozohet që kjo makina të ketë rreth 340-400 kuaj fuqi, por nuk është matur me një matus apostafat. Pas çdo eventi shohim se ka akoma më shumë të apsionuar që vijnë, të rinjë dhe njerëz që shtohen. Tani do dëgjojmë zhurmën e makinës,”-deklaroi një pilot tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që organizime të këtij lloji zhvillohen në kryeqytet, ku më herët ka pasur gara profesioniste e ku janë dhuruar edhe çmime. Në këtë rast edhe e diela jo jetë e mbushur me adrenaline, ndërsa organizatorët premtojnë që shumë shpejt do jetë sërish në kryeqytet.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?