Marco Bezzecchi me Ducati

MotoGP/ Në Holandë dominojnë italianët, Bezzecchi 'poleposition' para Bagnaia-s

24 Qershor 2023, 11:58
  • Share

HOLANDË (Assen) - Marco Bezzecchi merr 'poleposition' në Çmimin e Madh të Holandës , i vlefshëm për raundin e tetë të Kampionatit Botëror MotoGP 2023. Piloti i ekipit VR46 do të niset para të gjithëve në sprintin e orës 15:00 të së dielës, teksa në rreshtin e parë janë dy Ducati-t e tjerë të Francesco Bagnaia dhe Luca Marini.

Pas treshes tërësisht italiane, rreshti i dytë në Assen do të hapet nga Yamaha e Fabio Quartararo, i cili paraprin KTM-në e Brad Binder dhe Aprilia-n e Aleix Espargaro , me shokun e tij të skuadrës Maverick Vinales në vendin e shtatë.

Vetëm i dhjeti Jorge Martin, fitues i garës së fundit në Gjermani. Marc Marquez do të startojë në vendin e shtatëmbëdhjetë pas përplasjes me Enea Bastianini në etapën e parë.

Pas shtatë garave të këtij sezoni, Ducati prin kampionatin me Bagnaia (160 pikë), Martin me 144 pikë dhe Bezzecchi me 126 pikë.

Renditja për garën e së dielës

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?