Moment nga garat e MotoGP

MotoGP ndryshon pronarë, pas Formula 1 amerikanët blejnë edhe garën me motora

1 Prill, 12:36| Përditesimi: 1 Prill, 13:35

  • Share

Moto GP nuk do ketë më pronarë kompaninë ‘Dorna Sports’. Amerikët e Liberty Medias, ashtu siç ishte përfolur pak ditë më parë, kanë konfirmuar se kanë blerë të drejtat e garës elitare me motora për shifrën e 4.2 miliardë eurove. Ky është një zgjerim për Liberty Median në botën e automobilizmit, pasi nga 2017 zotërojnë edhe Formula 1.

Marrëveshja do hyjë në fuqi në fund të 2024, ndërsa bëhet fjalë për 86% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër, 14% do vijojë e ‘Dorna Sports’. Menjëherë pas bërjes zyrtare të këtij lajmi ka reaguar vetë kompania Liberty Media, që pohon se Moto GP ka mundësi të lartë zgjerimi si në aspektin sportiv dhe atë ekonomik. Ata pretendojnë se do ta rrisin garën e motorravë në të njëjtin nivel me të Formula 1. Gjithsesi që marrëveshja të konsiderohet e përfunduar duhet edhe miratimi i Bashkimit Europian pasi mund të konsiderohet monopol i Liberty Medias në botën e motorsportit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?