Moti sot: Në Tiranë termometri do të shënojë 30 gradë Celcius! Në një tjetër qytet temperatura do shkojë 31 gradë

14 Prill, 08:58| Përditesimi: 14 Prill, 09:05

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta dhe të thata.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me orë të gjata me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Temperaturat më të larta pritet të shënohen në Berat me 31 gradë Celcius, ndërsa Tirana, Elbasani dhe Saranda do të shënojnë deri në 30 gradë Celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-9 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?