Sociale

Moti për sot/ Reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, në majat e maleve ka dëborë

10 Tetor 2021, 07:18| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 07:26

  • Share

Edhe e sotmja pritet të jetë një ditë me shi, e karakterizuar përgjithësisht me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.

Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, Ku më të shpeshta vranësirat mbeten në Qendër dhe Jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta dëbore në majat e maleve. Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Verilindor duke gjeneruar ne Adriati dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?