Moti/ Ministria e Mbrojtjes: Problematika për shkak të ngricave në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë! Në Korçë rrugët e kalueshme me zinxhir

21 Janar, 12:14| Përditesimi: 21 Janar, 12:15

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata paraqitet me qetë pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë. Pelleshi shkruan se për shkak të ngricave mbetet problematike akse rrugore në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë, ndërsa në Korçë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.

“Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren. Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës. Ndërsa në Korçë akset janë të kalueshme me zinxhirë. Puna po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit.

Grupet e OSHEE janë të shpërndara në terren për riparimin e defekteve nga rënia e linjave si pasojë e motit të keq”, shkruan Peleshi.


Lajmi kryesor:

Ngricat mbërthejnë vendin, dhjetëra fshatra pa energji në Kukës, Lezhë e Korçë! Problematika me akset rrugore, lëvizja me zinxhirë dhe goma dimërore


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?