Moti me shi në Lezhë, pezullohet lundrimi për peshkarexhat në Shëngjin

17 Shtator 2022, 10:48| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 11:26

  • Share

 

Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej paradites të së enjtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të peshkarexhat.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det hapur është 10m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 4/5 ballë me drejtim jug/perëndim.

Ndërkohë nga moti i keq deri tani nuk janë raportuar problematika, në territorin e qarkut Lezhë, ndërsa autoritetet janë vënë në gadishmëri për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 7 familje të bllokuara në Tropojë, prishen rrugë, shtëpi e toka! Dëmtohen ura, rezervuarët të tejmbushur! S’ka drita në Iballë dhe Fierzë! Durrësi 2 ditë pa ujë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?