Stadiumi Niko Dovana i Durrësit

Shiu përmbyt rrugët në Durrës, shtyhet ndeshja e Superligës mes Dinamos dhe Teutës

11 Mars, 14:56| Përditesimi: 11 Mars, 16:27

  • Share

Ndeshja e javës së 27 të Superligës mes Dinamos dhe Teutës, e parashikuar të luhej sot në orën 17:00, nuk do të luhet. Departamenti i garave në FSHF ka bërë me dije se ky ndryshim vjen për shkak të kushteve atmosferike në qytetin e Durrësit ku është edhe stadium “Niko Dovana”, pasi rrugët janë të përmbytura.

Dinamo-Teuta shndërrohet kështu në ndeshjen e fundit që mbyll këtë javë të Superligës, teksa në orën 17:00 në Korçë luhet sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për kreun e renditjes. Për ditën se kur do rikuperohet ndeshja mes Dinamos dhe Teutës do të vendosë departamenti i garave.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?