Fluks makinash në Morinë/ Vetëm në mëngjes, 7 mijë kosovarë drejt bregdetit për fundjavë, nuk i ndal as moti i keq

19 Shtator 2020, 07:51| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 18:03

  • Share

KUKËS- Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës nuk janë bërë aspak pengesë në këtë fundjavë.

Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e paradites kaluan kufirin e destinacioni i tyre mbetet bregdeti.

Shumë prej tyre janë me pushime të shkurtra ditore apo fundjavë, por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo dhjetë ditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.

Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë proceduren e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qëndrimet e panevojshme në kufi.\

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?