Ura e Mifolit

Moti i keq/ Situata në qarkun e Fierit është nën kontroll, Balla: Deri tani nuk ka asnjë rrezik

11 Dhjetor 2022, 15:20| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 15:36

  • Share

Situata në qarkun e Fierit paraqitet e qetë dhe pa probleme shqetësuese. Taulant Balla deklaron se deri më tani, në qarkun e Fierit situata nuk paraqitet kritike dhe po monitorohet prurja e lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se deri tani, niveli i Vjosës në urën e Mifolit është rritur, po nuk ka asnjë sipërfaqe nën ujë, ndërkohë që ka  një tendencë në rënie ne urën e Memaliajt dhe pritet të ndodh e njëjta gjë edhe në urën e Mifolit. Situata në Shkumbin sipas raportimit të tij është e qëndrueshme dhe dy pikat kryesore, Sulzotaj dhe Çermë-Pasha janë nën nivelin kritik dhe brenda shtratit. Niveli i prurjeve në Seman është i lartë, por është nën kontrrol dhe nuk paraqitet rrezik.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, Vjosa dhe Erzeni dalin nga shtrati! 17 banesa me prezencë uji! Përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Shkodër, 650 ha tokë bujqësore nën ujë (VIDEO)


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?