Moti i keq, Rama: 1500 punonjës të OSSH në gjithë vendin të angazhuar për furnizimin me energji! Evitoni lëvizjet e panevojshme

20 Janar, 16:34| Përditesimi: 20 Janar, 17:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e motit me reshje dëbore që ka përfshirë vendin dhe masat që merren nga autoritetet për të përballuar çdo vështirësi. Përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Një apel ka për qytetarët të cilëve u bërë thirrje që të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës.

"Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika", shkruan Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?