Moti i keq prish transformatorin kryesor, Durrësi 2 ditë pa ujë! UKD-qytetarëve: Merrni masa

17 Shtator 2022, 18:05| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 18:07

  • Share

Qytetarët e Durrësit do duhet që të marrin masa për 2 ditët e ardhshme për shkak se do të ketë ndërprerje të ujit. Shkak është bërë një defekt në transformatorin kryesor të tensionit 35/20 kv. Për pasojë gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit. Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.

Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur.   Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 7 familje të bllokuara në Tropojë, prishen rrugë, shtëpi e toka! Dëmtohen ura, rezervuarët të tejmbushur! S’ka drita në Iballë dhe Fierzë! Durrësi 2 ditë pa ujë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?