VIDEO/ Moti i keq në Vlorë, pëson rrëshqitje rruga për në fshatrat Plocë dhe Sevaster! Banorët të shqetësuar, kërkojnë ndërhyrje

23 Janar 2023, 13:18| Përditesimi: 23 Janar 2023, 13:42

  • Share

VLORË- Shirat e rënë në zonë kanë sjellë gërryerjen e bazës së rrugës që lidh fshatrat e njësisë Sevaster me qytetin e Vlorës. Aksi rrugor në afërsi të fshatit Ploçë është kthyer i rrezikshëm për banorët e zonës.

Vetë banorët kanë dërguar për Report Tv pamje ku tregojnë se rruga është dëmtuar e me vijimin e shirave mund të kthehet në fatale për banorët. Sikurse mund të shihet dhe në video, situata është problematike ku duket se një masiv dheu është shkëputur nga njëra anë ku mbështet rruga.

Banorët thonë se kanë njoftuar autoritetet por nuk është marrë asnjë masë. Ata vetë kanë vendosur disa gurë për të ndaluar kalimin. Sipas tyre rruga është e rrezikshme dhe shkarja e dherave po vijon. Banorët kërkojnë ndërhyrje pasi aksi bllokon disa fshatra.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, 350 ha në Lezhë! Prezencë uji në 15 banesa! Rruga e Obotit dhe Qafe Thore të pakalueshme


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?