Moti i keq, përmbytet rruga nacionale Lezhë-Milot! Nga mali vërshuan inerte, vështirësohet lëvizja e automjeteve! Ndërhyhet për pastrimin

12 Nëntor 2023, 16:41| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 19:55

  • Share

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali ka sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë. Ndërkohë kompania mirëmbajtëse të këtij aksi rrugor ka nisur pastrimin për të lehtësuar qarkullimin.

Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni Lezhës është përfshire nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.

Lajmi në përditësim...

Ora 19:42
FOTO/ Vërshimi i ujit dhe inerteve në rrugën Lezhë-Milot, kompania mirëmbajtëse nis ndërhyrjen

1699814782_91cc74f083834ac489a4ed5370342aa9.jfif

Problematika e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në rrugën nacionale Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Tresh, ka vënë në lëvizje kompaninë mirëmbajtëse të këtij aksi rrugor.

Punëtorë e mjete zbarkun në terren duke bërë të mundur largimin e inerteve nga rruga, ndërsa problematika ka ndodhur nga dëmtimi i argjinaturës së kanalit vaditës Mat-Lezhë, duke bërë që i uji dhe materialet inerte të përfundojnë në rrugë. Me ndërhyrjen e realizuar lëvizja në këtë aks rrugor tashmë është pa probleme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?