Pema e rrëzuar në rrugë

Moti i keq në Kosovë, erërat e forta rrëzojnë pemët në Prishtinë

1 Korrik 2023, 16:09| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 16:11

  • Share

Në këtë ditë të parë të korrikut, Prishtina është prekur nga moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu.

Për pasojë ka pasur rrëzim të pemëve që duket se janë thyer nga forca e erës. Vendi në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit të policisë në Prishtinë është rrethuar me shirita ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Në shumë qytete të Kosovës ka pasur mot të keq ndërsa në disa komuna është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?