Moti i keq në Itali, gazetari për Report Tv: Janë angazhuar mijëra zjarrfikëse, vendi është gjunjëzuar

30 Tetor 2018, 14:06| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 17:26

  • Share

Gazetar Alban Daci në një lidhje direkte në Report Tv, ka folur për situatën e motit në Itali. Daci ka thënë se dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që sipas tij, viktimat e motit të keq, kanë humbur jetën e tyre në rrugë, ku janë përplasur nga pemë dhe makina.

“Në 48 orët e fundit, moti i keq ka përfshirë Italinë e Veriut. Zona më e rrezikuar është Liburnia. Probleme ka edhe në Lazio, një grua ka vdekur për shkak të problemeve me erën. Një çati shtëpie është shkëputur nga vendi. Numri i viktimave është mbi 10 persona. Janë angazhuar mijëra zjarrfikëse. Pjesa kryesore e viktimave kanë humbur jetën për shkak të rënies së pemëve.Vendi është gjunjëzuar nga moti dhe dëmet e shumta material.”-ka thënë Daci.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?