Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Piku i prurjeve do të arrihet më 20 janar, 7 bashki nën monitorim

18 Janar 2023, 10:01| Përditesimi: 18 Janar 2023, 10:09

  • Share

 

Pavarësisht reshjeve të shiut me initesitet të lartë të rëna gjatë mbrëmjes nuk janë shkaktuar situata përmbytjesh në asnjë zonë të territorit të vendit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministria njofton se bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim, pasi sipas parashikimeve piku i prurjeve do të arrihet në datën 20.

Në zonat malore, ku ka patur reshje bore po punohet në disa akse për pastrimin e rrugëve nga inertet. Vijon puna dhe nga forcat e OSHEE-së për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në disa njësi administrative.

Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, si dhe Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.

Moti i keq/ Priten reshje bore dhe shiu në këto zona të vendit!

Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Del nga shtrati lumi Buna, 400 Ha tokë e përmbytur! Mungesë energjie elektrike në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër! Trageti në Portin e Durrësit shtyn lundrimin


S.C//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?