Përmbytja e makinave nga moti i keq

Bota

Moti i keq me erë të fortë në Itali, rrugët kthehen në lumenj balte! Shoferët bllokohen brenda makinave (FOTO)

9 Gusht 2022, 21:07| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 21:20

  • Share

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Itali, ku rrugët u kthyen në lumenj balte. Shumë shoferë mbetën të bllokuar brenda makinave të tyre derisa mbërritën forcat zjarrfikëse.

Në Piazza Aldo Moro, Romë dhjetëra makina u zhytën në ujë, ndërsa në Vico Ponte, Bari dhjetëra makina të tjera të parkuara u tërhoqën zvarrë prej shiut për dhjetëra metra derisa përfunduan njëra mbi tjetrën. Edhe në Capri, një stuhi e papritur goditi fshatin Marina Grande pikërisht në momentin kur trageti i shpejtë "Isola di Procida" po nisej nga porti drejt Napolit. 

Shqetësime pati edhe në Caserta, ku ka pemë të rrëzuara, barriera të shkulura dhe rrugë të shndërruara në përrenj të vrullshëm. Pavarësisht motit të keq me reshje shiu e stuhi, nuk ka të lënduar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?