Foto ilustruese

Kronikë

Moti i keq me erë të fortë, Bashkia e Vlorës thirrje pushuesve në det: Jini të kujdesshëm për veten dhe fëmijët

15 Korrik 2021, 13:16| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 13:20

  • Share

Është përkeqësuar moti pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, duke bërë që Bashkia të dalë me një apel për kujdes ndaj pushuesve.

Moti i keq, shoqëruar me erë të fortë mund të rrezikojë jetën e pushueseve në brgdet, ndërsa Bashia Vlorë, me një postim në Facebook, bën thirrje që të tregohet kujdes, veçanërisht për fëmijët.

"Të dashur Qytetarë ! Moti i papërshtatshëm, shoqëruar me erë të fortë, ka shkaktuar përkeqësimin e  kushteve të detit. Do ju luteshim të jeni të kujdesshëm për fëmijët dhe për veten nga në det", thuhet në postimin e Bashkisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?