Në aksin rrugor të fshatit Fshat, T.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar M.S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të kushteve të motit dhe akset me dëborë, të moderojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë pasi bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Lajmi kryesor:
Tre aksidente nga moti i keq/ Në Korçë furgoni del nga rruga 2 të plagosur! Te Ura e Milotit kamionin e ‘merr era’
M.Q./ReportTv.al