Evis Kushi

Moti i keq, Kushi: Mbyllen të gjitha shkollat në vend, mësimi do të zhvillohet online

13 Shkurt 2021, 15:36| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 15:52

  • Share

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, ministrja Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online.

Në një deklaratë për mediat, ministrja Arsimit njofton se është vendosur që të kalojnë të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

'Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit. 

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.'- njofton ministrja.

Ditën e sotme i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje bore dhe shiu, ndërkohë që shumë akse rrugore kanë vështirësi qarkullimi.

Pak ditë me parë, Komiteti i Ekspertëve, teksa prezantoi masat e reja Anti-COVID, njoftoi se ishte marrë vendimi për mbylljen e shkollave të mesme në 10 bashki të vendit, që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online deri me 26 shkurt.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/02/2021 01:31

    Nuk ka asgje per te qeshur,ne U.S.A.shkollat mbyllen sa here ka bore dhe uragane,por ditet e humbura i ploteojne me vone,duke bere te shtyhet koha e mbylljes se shkolles ne vere.

    Përgjigju
  • Muc Xh, hafije i sigurimit: 13/02/2021 15:50

    Si keshtu ? Bie bore dhe mbyllen shkollat ? Ju te dhisni duke qesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?