Gomonia në bregdetin e Vlorës

Moti i keq, gomonia e gjetur dje në Vlorë vijon të qëndrojë në bregdet! Monitorohet nga policia kufitare

26 Janar 2021, 11:47| Përditesimi: 26 Janar 2021, 11:50

  • Share

Gomonia e cila u gjet ditën e djeshme në Vlorë vijon të qëndrojë në fshatin Delisuf.

Një patrullë e policisë kufitare qëndron në monitorim të gomones që prej mbrëmjes së djeshme.

Për shkak të detit të trazuar dhe kushteve të vështira territori nuë është mundur nxjerrja dhe zhvendosja e saj në ambientet e triportit ku dhe qëndrojnë mjetet e sekuestruara.

Gomonia u gjet dje nga agjentet e policisë dhe dyshohet që është gomonia që tentoi të trafikonte 55 klandestinët nga Lindja e Mesme më 8 janar. Megjithatë ende janë informacione të pakonfirmuara..

Gomonia dyshohet se ka qenë e klandestinëve edhe për faktin se 0përputhet fakti që është 10 metra e gjatë dhe ka pasur 3 motorë me nga 350 kuaj fuqi. Dyshohet se një nga motorët ka rënë ndaj dhe ka sjellë probleme. Sipas policisë është një mjet lundrues që përballon dallgët e forta. 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?