Moti i keq e reshjet dëmtojnë serat në Myzeqe të Lushnjës! Fermeri: Më iku gjithë pasuria, investova 70 milionë lekë

27 Gusht 2022, 16:46| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 16:51

  • Share

Moti i keq dhe reshjet e ditëve të fundit shoqëruar me shtrëngata të forta dhe erë shkaktuan dëme kolosale për fermerët e zonës së Myzeqesë.

Veç kulturave bujqësore dëmet më të mëdha janë shkaktuar në sera, ku zona më e goditur në prodhim është ajo e tre urave në njësinë administrative Grabjan.

E tillë është dhe sera prej 5 dynym e Ardjan Snallës, një investim familjar i nisur dy vite më parë, prodhimin e të cilit fermeri thotë që e ka të pamundur ta riciklojë pasi vlera e dëmit për të shkon në 70 milionë lekë të vjetra.

‘Siç e shikoni dëmi është kolosal, komplet siç është ndërtuar është shembur komplet. Ka vajtur komplet rreth 45 milionë lekë humbje, plus prodhimi është një kosto dhe kjo’- u shpreh Ardjan Snalla.

Fermeri Snalla i drejton apel Ministrisë së Bujqësisë ta ndihmojë për të rifilluar aktivitetin e tij, pasi të gjithë ekonominë familjare të krijuar në emigrim i ka investuar në këtë fermë.

 “Akoma nuk kam nxjerrë shpezimet e mia. Pres tani dhe nga insatncat e tjera, nga Ministria e Bujqësisë që të vijnë ta shikojnë dhe evidentojnë që të më ndihmojnë ta ngre parpë këtë biznes”- tha Snalla.

Përballë kësaj situate fermerët e Myzeqesë presin evidentimin e dëmeve nga Drejtoria Lokale e Bujqësisë me shpresë se do të përfitojnë sado pak kompensim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 27/08/2022 22:28

    Mos bej fakirin se do demshperblehesh,nje avaz me iku pasuria ....

    Përgjigju
  • Realist: 27/08/2022 17:38

    Kompanite shqiptare te sigurimit ofrojne siguracion per produktet bujqesore dhe per investimet ne bujqesi (perfshire ketu edhe serat). Mbulohen rreziqe si: breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet. Primi varion nga 0,15% ne 6% te vleres se siguruar. Shteti nuk eshte kompani sigurimesh. Po te me digjet shtepia mua neser nuk i kerkoj dot shtetit shtepi te re.

    Përgjigju
  • Klodi: 27/08/2022 16:55

    Siguroje pronen, cpune ka shteti te demshperbleje ty?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?