Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton anulimin e një lundrimi dhe shtyrjen e orarit për 2 nisje të tjera nga Porti i Durrësit

5 Janar, 21:26| Përditesimi: 6 Janar, 11:32

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një njoftim për anulimin e disa lundrimeve të planifikuara për 6 dhe 7 janar për shkak të kohës së keqe.

Mësohet se si rezultat i motit të keq, kompania Gradi Navi Veloci në Portin e Durrësit ka anulluar nisjen e planifikuar për ditën e nesërme ndërsa kompania Adria Ferries ka njoftuar spostimin e orarit nga 13:00 në 23:00 për 2 lundrime të datës 6 dhe 7 Janar

Njoftimi i plotë:

Kompania Grandi Navi Veloci do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu ne daten 06.01.2024.

Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do te spostohen ne oren 23:00. Te gjithe pasagjeret qe te kontaktojne kompanite respektive per marrjen e informacioneve te metejshme.

Linjat e tjera Durres-Bari-Durres do te vazhdojne normalisht.

Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht.

Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht.

Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?