Moti i keq/ Çako: Të gjitha akset të kalueshme! Ka shoferë të papërgjegjshëm që nxitojnë kush do dalë i pari

15 Shkurt 2021, 14:45| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 15:07

  • Share

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një lidhje telefonike për Report Tv tha se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme. Ai shtoi në raste të tilla ka një papërgjegjshmëri të shoferëve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. 

“Të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, ka vështirësi për shkak të ngricave, në këto kushte u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Të ecin me zinxhirë, si edhe vendosjes së gomave dimërore. Është përfshirë i gjë vendi nga dëbora dhe më një intensitet të lartë, shto papërgjegjshmërinë e drejtuesve, që daherë krijohet kjo situatë tentojnë që të kalojnë të parët, kjo ndodh edhe gjatë pushimeve verore ku shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithsesi ka edhe një element që është prezent në të gjitha fatkeqësitë natyrore, është paniku. Duhet t’i krijojmë hapësirë edhe strukturave”, tha Çako për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Pas borës, ngricat 'pushtojnë' vendin! ARRSH: Këto janë akset më problematike! Pas orëve të tëra në pritje, zhbllokohet një korsi në Qafë Thanë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?