Foto ilustruese

Kronikë

Mot me kthjellime e vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

27 Prill 2021, 06:58| Përditesimi: 27 Prill 2021, 06:59

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në skajin verior-verilindor duke sjellë ndonjë shi të pakët. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë Brigjet e Egjeut dhe Ishujt Britanike e Gadishullin Iberik. Ndërsa pjesa me e madhe e kontinentit europian do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjelli reshje të pakta shiu.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?