Mot me diell dhe kthjellime, sa parashikohen të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

18 Shkurt, 07:33| Përditesimi: 18 Shkurt, 07:40

  • Share

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata nga perëndimi.

Parashikohet që të kemi mot me diell në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare në zonat malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë e lehtë nga veriu me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rritje në mesditë. Temperatura më e ulët pritet të regjistrohet në Korçë me -1 gradë celcius ndërsa më e larta, në Gjirokastër e Sarandë me 21 gradë celcius.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?