Foto ilustruese

Vranësira, por s’do mungojnë reshjet e shiut...mësoni parashikimin e motit për sot

8 Shkurt 2021, 07:36| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 07:39

  • Share

TIRANËSipas MeteoAlb: Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare në qendër të Europës do të diktoj në pjesën më të madhe të saj vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, përjashtim bëjnë Veriu dhe Lindja ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?