Foto ilustruese

Mot i vranët, por jo shi...mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

12 Maj 2020, 07:43| Përditesimi: 12 Maj 2020, 07:45

  • Share

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë zonat Veriore dhe Qendrore do të paraqiten me vranësira të shpeshta ndërsa reshje pritën vetëm në Veri-Veriperëndim. Por pas mesditës dhe gjatë pasdites vranësirat largohen dhe nga këto zona duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni i Mesdheut do të paraqitet me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, po ashtu Veriu dhe Lindja e Europës mbeten në kushtet e motit të vranët dhe reshjeve afat-shkurtra. Ndërsa mot i kthjellët do mbizotëroj Ishujt Britanikë, Europën Qendrore dhe Brigjet e Egjeut.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?