Pamje nga liqeni i Fierzës

Mot i thatë dhe me reshje të pakta, ulen prurjet e ujit në liqenin e Fierzës

9 Shkurt 2022, 10:41| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 10:43

  • Share

Moti i thatë me reshje të pakta dhe ngrica, gjatë janarit dhe ditëve të para të shkurtit, ka ndikuar në uljen e prurjeve natyrore të lumenjve që furnizojnë me ujë, HEC-in e Fierzës, krahasuar edhe me dhjetorin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, aktualisht niveli i ujit në Fierzë rezulton se është 267.83 metra ndërsa kuota maksimale është 296 m. Në fund të muajit dhjetor të 2021, kuota e liqenit të Fierzës, ishte 274.79 metra mbi nivelin e detit. Në Fierzë sot prurjet shënojnë 120 m3/s, shifër kjo ende shumë larg mesatares që nga vënia në punë e këtij hidrocentrali. Prurjet natyrore në dhjetorin e 2021, ishin 220 metër kub ujë në sekondë. Sipas Korporatës Elektroenergjitike, në Hec-in e Fierzës, aktualisht, po punohet me kapacitet maksimal, me 4 turbina. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar një turbinë ishte në punë. Për shkak të temperaturave të ulëta nevojat e vendit për energji elektrike janë rritur ndjeshëm dhe kjo ka bërë që të shtohet importi i energjisë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, bën me dije se aktualisht po importohet rreth 8 mijë megavatorë energji elektrike në ditë me një çmim mesatar prej 240 eurosh.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi (8.2.2022) përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin. Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë janë në total 195 m3/s. Niveli në liqenin e HEC-it të Fierzë është 267.83 mmnd, në HEC-in e Komanit 173.62 mmnd dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 73.84 mmnd.“Prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre HEC-et është 12.420 Mwh. Ndërsa rezerva energjetike është 446.04 Gwh”, njoftoi KESH.

Te dhenat e 30.12.2021 H/C Fierza.Niveli: 274.79 m,Prurja rreth 220 m3/sek. Për momentin një turbinë në punë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?