Mosrespektimi i vizave të bardha dhe i korsive, dy rregullat që neglizhojnë shoferët në Tiranë, policia gjobit qindra drejtues mjetesh (VIDEO)

30 Qershor 2022, 17:26| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 22:02

  • Share

TIRANË- Shoferët të cilët nuk respektojnë kalimtarët te vijat e bardha si dhe nuk respektojnë korsinë e lëvizjes kanë qenë nën monitorim nga policia rrugore e Tiranë. Sipas të dhënave nga policia rrugore janë gjobitur 118 drejtues automjetesh, nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosrespektim të korsisë së lëvizjes si dhe 104 drejtues automjetesh, po nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosdhënie përparësi, këmbësorëve.

Po ashtu policia në kuadër të monitorimit në të gjithë vendin ka pezulluar 88 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 180 km/h. Sakaq janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i evidentimit nga pajisjet inteligjente, u ndëshkuan:

٠653 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

٠214 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

٠161 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

٠108 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

٠8 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të gjitha akset rrugore të vendit monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Ora 21:02
Me shpejtësi ‘të çmendur’ deri në 207 km në orë në autostradën Tiranë-Elbasan, ndalohen shoferët problematikë (VIDEO)

 

Me shpejtësi të çmendur në rrugën Tiranë-Elbasan, policia rrugore e Tiranës ka ndëshkuar shoferët problematikë. Radarët kanë kapur shoferët të cilët udhëtonin me 207 km në orë tek rruga e Tegut, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km në orë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pellazg: 30/06/2022 18:48

    Aty në Shqipëri mbi 90 % e ngasësve Nuk i njohin shenjat rrugore Në shum rrug ska shenja se fshihen shpejt sikur i vizatojn me shkums shkolle Një pies e ngasësve jan me mentalitet të dobët Duke mos zbatuar shenjat rrugore duan të duken të fort si pordha në uj Aty njerëzit marrin vesh veç me çomange

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?