Bota

Mosmarrëveshjet me SHBA dhe Australinë për nëndetëset, BE mbështet Francën

21 Shtator 2021, 10:10| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 16:07

  • Share

Gjermania iu bashkua Francës të martën duke kritikuar Shtetet e Bashkuara për negociatat e një pakti sigurie në fshehtësi me Australinë dhe Britaninë që i kushtoi Parisit një çmim të lartë dhe për Bashkimin Evropian ishte një sjellje e papranueshme.

"Ne nuk mund të mbështetemi ekskluzivisht tek të tjerët, por duhet të bashkëpunojmë dhe duhet të kapërcejmë dallimet tona brenda BE dhe të flasim njëzëri. Ne të gjithë duhet të ulemi në një tryezë dhe duhet rindërtuar besimi i humbur dhe kjo padyshim që nuk do të jetë e lehtë. Por ne duam të japim një kontribut konstruktiv " u tha gazetarëve ministri gjerman i Çështjeve Evropiane Michael Roth pas një takimi me homologët e tij në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë solidarizuar me Francën, për shkak të vendimit të Australisë që heqë dorë nga marrëveshja për blerjen e nëndetëseve elektrike franceze dhe nënshkrimit të një marrëveshje të re me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nëndetëse me kapacitet bërthamor.

Ky njoftim “ka qenë në kundërshtim me thirrjet për bashkëpunim më të madh me Bashkimin Evropian në Indo-Paqësor”, ka thënë shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi është takuar me ministra të BE-së, para takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka thënë se ka anuluar një takim në Nju Jork me homologun e tij australian, për shkak të “krizës së besimit” dhe po ashtu ka deklaruar se nuk planifikon asnjë takim me homologun e tij amerikan, Antony Blinken.

 “Ne jemi aleatë, ne bisedojmë dhe nuk fshehim strategji të ndryshme. Për këtë ka krizë të besimit”, ka thënë ai.

SHBA, Britania dhe Australia kanë thënë se marrëveshja e re forcon përkushtimin e tyre për rajonin e Indo-Paqësorit dhe kanë insistuar se kriza diplomatike nuk do të ndikojë në marrëdhëniet afatgjata me Francën, edhe pse kjo ka shkaktuar jo pak ndarje.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?