I jepet lamtumira Alexei Navalnyt! Mijërë rusë në radhë për homazhe, hedhin lule mbi arkivol e thërrasin: Rusia do të jetë e lirë!

1 Mars, 09:07| Përditesimi: 1 Mars, 16:11

  • Share

Moske- Mijëra persona morën pjesë në ceremoninë mortore për ti dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Putinit, Aleksei Navalny, i cili vdiq dy javë më parë në një burg në Siberi dhe u varros sot (1 mars) në varrezat Borisovskoye në Moskë. Ceremonia mortore u mbajt në Moskë, në një kishë në periferi, në jugperëndim të Moskës, ndërsa u monitorua nga forca të shumta të sigurisë ruse. Sipas raportimeve të paktën 40 makina policie ishin parkuar afër kishës në mëngjesin e 1 marsit.

Rusët sfiduan të ftohtin dhe temperaturat e ulëta të Moskës për t’i bërë nderimet e fundit Navalnit dhe në radhë kilometrike për disa orë pritën ceremoninë funerale e më pas nderuan pranë vendit ku u do prehet 47 vjeçari.

 Ishin të paktën 2-3 mijë mbështetës. Turma e priti ardhjen e arkivolit në kishë me duartrokitje dhe duke brohoritur emrin e tij. Ata thërrisnin edhe “ai nuk kishte frikë dhe ne nuk kemi frikë”, që ishte edhe një nga parullat e kundërshtarit, i cili vdiq në një burg rus më 16 shkurt 2024. Disa persona jashtë kishës lëshuan thirrjet “ekzekutues”, “Rusia do të jetë e lirë”, “jo luftës”, ndërsa të tjerë të përlotur thanë se 'nuk do ta harrojmë Aleksei'.

Trupi i pajetë i Navalnit iu dorezua prindërve Anatoli dhe Ludmilla, gati dy orë para se të niste ceremonia funerale, por asnjë prej tyre nuk bëri ndonjë koment publik.

Interneti qe i bllokuar në zonën e kishës. Aleati i Navalnyt, Ivan Zhdanov, i inkurajoi njerëzit që të ecin në këmbë prej kishës deri te varri, që ndodhet rreth 30 minuta larg, në varrezat Borisov të Moskës.gati 2.5 km larg ndërsa diplomatëve të huaj iu ndalua hyrja në kishë.

Krahu i djathtë i tij Leonid Volokv tha për mediat se Fondacioni opozitar antikorrupsion do të paguajë 100 mijë euro për këdo që jep informacin mbi rrethanat e vdekjes së Navalnit.   

Në përfundim të funeralit kishte përqafime nga turma për prindërit e Navalny: "Faleminderit për djalin tuaj", ishin fjalët e dëgjuara në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Moscow Times, nga mbështetësit e Alexei Navalny, të cilët iu afruan prindërve të kundërshtarit rus në fund të funeralit, duke i përqafuar dhe duartrokitur.

.Kënga e famshme “My Way’ e Frank Sinatra, shoqëroi varrimin e Navalny, bëri të ditur Zhdanov, presidenti i Fondacionit Anti-Korrupsion. Në funeral u luajt edhe pjesa e kolonës zanore së fundit të filmit “Terminator 2”, që ishte edhe filmi më i bukur në botë për shijet e Navalny, raportoi zëdhënësja e tij Kira Yarmish në rrjetin social X.

E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, e cila jeton jashtë vendit dhe nuk ishte në funeral sot për arsye që dihen, publikoi një mesazh lamtumire për burrin e saj në rrjetin social X me një video të jetës së tyre së bashku.

"Faleminderit për 26 vitet e lumturisë absolute. Po, edhe tre vitet e fundit të lumturisë. Për dashurinë, që më ke mbështetur gjithmonë, që më ke bërë të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur dhe krenar për mua. Nuk e di nëse mund ta përballoj apo jo, por do të perpiqem. Do të të dua përgjithmonë, prehu në paqe.", ishin fjalët e saj.

Të pranishëm në ceremoni me lule në duar e të veshur me të zeza ishin edhe diplomatët e huaj të akredituar në Moskë, mes tyre ambasadorët e Shteteve të Bashkura, Gjermanisë, Francës. Ndërkohë Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se çdo organizim i paligjshëm do të konsiderohet shkelje e ligjit. Ai ka thënë se Kremlini nuk e konsideron Navalnyn si politikan dhe nuk ka asgjë për të thënë për familjen e tij.

Ndiqni lajmet në zhvillim....

Ora 13:37
Homazhet për Navalnyn, qytetarët hedhin lule mbi arkivolin e hapur të rivalit të Putinit

Kamerat e mediave ndërkombëtare nuk u lejuan që të filmonin ceremoninë mortore brenda kishës për Alexey Navalyn. 

Megjithatë, njerëzit që morën pjesë fotografuan homazhet që u kryen në nderim të rivalit të Putinit.

Ky është një ritual i zakonshëm në traditën ortodokse ruse dhe do të thotë që vajtuesit mund të shohin dhe prekin fytyrën e të ndjerit.

Në foto, Navalny shihet i shtrirë në arkivolin e tij, i mbuluar me trëndafila të kuq dhe të bardhë.

Ai është i rrethuar nga njerëz - duke përfshirë nënën e tij, Lyudmila, dhe babain e tij, Anatoliy - duke mbajtur qirinj. 

Ora 12:27
Varrimi i disidentit rus/ 'Ai nuk kishte frikë dhe ne nuk kemi frikë!' Turma brohoret emrin e Navalny

Foto: Ceremonia e varrimit të Navalny

 Shumë njerëz janë mbledhur për të bërë homazhet e fundit disidentit rus, ndërsa mbërritja e arkivolit u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritjen e emrit të tij"Navalny, Navalny, Navalny!"

Njerëzit që janë atje thërrisnin "Ai nuk kishte frikë dhe ne nuk kemi frikë", duke përsëritur një nga parullat e kundërshtarit të Putin. Navalny vdiq në një burg rus më 16 shkurt. Ndërkohë shkëputja e internetit në zonën përreth kishës ku po bëhet ceremonia shkakton shpesh dhe ndërprerje të transmetimit të ceremonisë live në youtube.

Ora 11:55
Kremlini nuk ka 'asgjë për t'i thënë' familjes së Navalny

1693331924_pesk.jpg

Teksa sot pritet të varroset lideri i opozitës ruse, i cili vdiq në burg, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet nga gazetarët për Alexei Navalny.

"Kremlini nuk ka asgjë për t'i thënë familjes së Navalny në ditën e funeralit të tij," thotë ai.

Ai refuzon të japë ndonjë vlerësim për Navalny si një figurë politike.

Peskov përsëriti gjithashtu se çdo mbledhje e paligjshme shkel ligjin.

“Prandaj, ata që marrin pjesë në to do të mbajnë përgjegjësi”, thotë ai.

Ora 11:48
Sot i jepet lamtumira e fundit liderit të opozitës ruse, ambasadorët perëndimorë i bashkohen nderimeve

Diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët gjermanë, francezë dhe amerikanë, kanë mbërritur në kishën ku do mbahet ceremonia mortore për liderin e opozitës ruse. Ata janë bashkua për t'i bërë nderimet e tyre Alexei Navalny.

Ambasadori i gjermanisë Alexander Graf Lambsdorff, ambasadori i francës Pierre Levy dhe ambasadori i SHBA Lynne Tracy janë fotografuar pranë kishës, të veshur me të zeza dhe duke mbajtur në duar trëndafila të kuq.

Ora 11:41
VIDEO/ Qindra qytetarë mblidhen para kishës për lamtumirën e fundit në Navalyt, prani e lartë policie

Qindra qytetarë janë mbledhur në kishën ku do të mbahet ceremonia mortore e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Siç shihet edhe në këto pamje, qytetarët janë mbledhur para kishës, ndërkohë që në vend ka prani të lartë të forcave policore.

Të shumtë janë qytetarët që qëndrojnë në heshtje, ndërsa të tjerë me lule në duar.

Ora 11:25
Trupi i Navalnyt iu dorëzua të afërmve

 

Trupi i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i është dorëzuar familjes. Këtë e ka bërë të ditur në X zëdhënësja e Navalny.

Varrimi i Navalny është planifikuar për në orën 12:00 me orën shqipatre në Kishën e Ikonës së Nënës së Zotit në Moskë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 01/03/2024 11:31

    Kush afrohet nji nazisti ne rusi Ruset jan patriota per vendin e tyre Jo si ne qe per nje pension apo pasaport greke shesim dhe familjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?