Moska pezullon shërbimet konsullore në Danimarkë

5 Shtator 2023, 16:24| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 16:25

  • Share

1693923930_kjds.jpg

Ambasada ruse në Danimarkë njoftoi në Telegram se do të pezullojë shërbimet e saj konsullore duke filluar nga e mërkura pasi autoritetet daneze vendosën të reduktojnë numrin e diplomatëve rusë në vend. 

"Në të ardhmen rusët në Danimarkë nuk do të mund të paraqesin aplikime për pasaporta, viza apo pensione", thuhej në njoftim.

Të premten, Ministria e Jashtme daneze njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë për të barazuar numrin e tyre me atë të punonjësve që punojnë në ambasadën daneze në Rusi. 

Pesë diplomatë dhe 20 anëtarë të tjerë të stafit do të mund të punojnë në ambasadën ruse në Kopenhagë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Hebreu Zelensky drejton Kievin për të mbuluar nazizmin! SHBA: Koreja e Veriut do të paguajë pasojat nëse i furnizon Moskën me armë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?