Zlatan Ibrahimovic

Mosha vetëm një numër, Ibrahimovic merr ftesë nga kombëtarja

15 Mars 2023, 16:05
  • Share

Zlatan Ibrahimovic ka marrë ftesë nga kombëtarja e Suedisë. Trajneri Janne Andersson ka konfirmuar se sulmuesi 41-vjeçar është i rëndësishëm për ekipin në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Belgjikës (24 mars) dhe Azerbajxhanit në 27 mars.

Ibra luajti ndeshjen e fundit për ekipin kombëtar në vitin 2022 kundër Polonisë në humbjen në play-off të kualifikueseve të Kupës së Botës, por që atëherë ka luftuar me një dëmtim afatgjatë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë që e mbajti jashtë fushës për Milanin. Ibrahimovic u largua nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2016, por u rikthye në vitin 2021 për kualifikueset e Kupës së Botës.

“Zlatan ka bërë tre ndeshje si zëvendësues me Milanin dhe ndihet në formë të mirë edhe pse ka qenë larg për një kohë të gjatë. Nga kjo perspektivë, unë mendoj se ai mund të kontribuojë. Sidomos në fushë, por edhe jashtë fushës", tha trajneri Janne Andersson në një deklaratë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?