Mosdekretimi i kryeprokurorit nga Osmani, BE: Nevojë urgjente për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të bazuar në merita

18 Tetor 2023, 12:56| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 13:05

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi të martën se nuk do ta dekretonte Blerim Isufajn për postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një konferencë për mediat, Osmani tha se ka pasur “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes” dhe se “është e detyruar, duke pasur parasysh shkeljet, të mos e bëjë dekretimin” e Isufajt për kryeprokuror.

Pas deklaratës së Osmanit, ambasadori i BE-së ka theksuar nevojën urgjente që procesi i përzgjedhjes të jetë i bazuar në merita dhe transparencë.

“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentes për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën urgjente për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të bazuar në merita, transparencë për postet brenda sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Szunyog në X.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?